Fauci: Infektimi i Trump me Covid-19, nuk ishte aspak surprizë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 09:00 | Bota
Fauci: Infektimi i Trump me Covid-19, nuk ishte aspak surprizë

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci tha se ai "nuk është aspak i habitur" që presidenti amerikan, Donald Trump u prek nga Covid-19.

Fauci shtoi se infektimi i tij nuk përbënte surprizë pasi Trump qëndronte i rrethuar nga njerëz që nuk mbanin mbaska dhe distancë sociale.

"Unë isha i shqetësuar se ai do të sëmurej kur e pashë në një situatë krejtësisht të pasigurt të mbushur me njerëz, pa distancë, dhe ku pothuajse askush nuk mbante maskë ", tha ai gjatë një interviste për CBS.

Fauci duket se po i referohej eventit Rose Garden ku Trump njoftoi se gjykatësja Amy Coney Barrett ishte zgjedhja e tij për të zëvendësuar, gjykatësen Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën e Lartë.

Të paktën 12 njerëz kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 pasi morën pjesë në ngjarjen e 26 shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos