Avionët më të mëdhenj bombardues amerikanë pushtojnë qiejt

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 12:02 | Bota

Ushtria amerikane bëri një prezantim force disa ditë më parë kur nxorri në pistën e bazës ajrore të “Barksdale” në Luisiana flotën e avionëve të saj bombardues B-52.

Një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress” u fotografuan më 14 tetor në atë që quhet “Parada e Elefantëve”, e cila nënkupton vendosjen e këtyre gjigantëve ajrorë në resht që nisen njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla.

Ushtria amerikane ka dhënë shumë pak detaje për këtë stërvitje, por mësohet se avionët u ulën më pas në bazën tjetër ajrore të Dakotës së Veriut.

Ky ushtrim force vjen disa ditë më pas deklaratës së presidentit kinez Xi Jinping, i cili iu kërkoi ushtarëve të tij të përgatiten për luftë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos