Rusia fajësoi Bashkimin Europian për krizën e emigrantëve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellosurisë, ku disa qindra vetë kanë ngecur mes dy shteteve dhe nuk lejohen të kalojnë.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se përshkallëzimi i tensioneve është orkestruar nga Putin, ndërsa Moska akuzon Poloninë dhe BE-në se duan të “mbysin” Bjellorusinë.
Por teksa emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika vijojnë të qëndrojnë pranë kufirit polak, Moska dërgoi sinjale të mëtejshme mbështetjeje për aleaten e saj duke dërguar dy avionë bombardues për patrullim mbi hapësirën ajrore bjelloruse.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha zyrtarisht se dy avionët Tu-22M3 u dërguan për të testuar sistemin mbrojtës të Bjellorusisë, por ministri Sergei Lavrov tha se vendet e BE-së po tregoheshin armiqësore ndaj dy shteteve.
Për krizën mësohet se kanë folur në telefon edhe Putin me Angela Merkel. Sipas Kremlinit, presidenti rus i ka thënë kancelares gjermane se duhet të flasë drejtpërdrejt me Minskun. (A2 Televizion)