Tensionet Poloni-Bjellorusi, kryeministri polak: Putin qëndron pas krizës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 12:55 | Bota
Tensionet Poloni-Bjellorusi, kryeministri polak: Putin qëndron pas

Situata në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë vijon të jetë e tensionuar. Autoritetet në Varshavë thonë se gjatë natës ka pasur një sërë përpjekjesh për të kaluar gardhin, por 15 mijë trupa janë pozicionuar atje për të penguar hyrjen e emigrantëve.

Të paktën 2 mijë njerëz, kanë mbetur të bllokuar në kufi, në mesin e një konflikti ku janë përfshirë një sërë aktorësh ndërkombëtarë. BE, NATO dhe SHBA akuzojnë Bjellorusinë për orkestrimin e krizës, ndërsa Polonia fajëson presidentin rus Vladimir Putin.

"Ky sulm që po ndërmerret nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, e ka arkitektin e tij në Moskë. Vladimir Putin është orkestruesi i krizës. Udhëheqësit rus e bjellorus diskutuan të martën në telefon lidhur me situatën, ndërsa më herët Moska u shpreh tejet e shqetësuar”, deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

https://a2news.com/2021/11/09/tensionet-ne-kufirin-me-polonine-rusia-mbeshtet-bjellorusine-kontakt-mes-forcave-speciale/

Kryeministri polak shtoi se ishte hera e parë në 30 vjet që siguria në kufi po sulmohej në mënyrë kaq brutale. Polonia dhe Bjellorusia akuzojnë njëra-tjetrën për përdorim të dhunës në kufi.

Ndërsa Minsku poston video që sipas autoriteteve atje tregojnë dhunën e ushtruar ndaj emigrantëve nga polakët, ministria e Mbrojtjes në Varshavë shfaq pamjet, ku thotë se një ushtar bjellorus po qëllon me armë për intimidimin e personave në kufi. Sakaq, aktivistët e të drejtave të njeriut ngrenë alarmin për kushtet në të cilat qëndrojnë emigrantët, mes temperaturave të acarta dhe mungesës se ujit e ushqimeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/09/kriza-e-emigranteve-polonia-paralajmeron-destabilitet-ne-be-bjellorusia-i-hedh-poshte-akuzat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos