All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pornostarja e njohur kapet duke trafikuar 14 kg kokainë nga Uruguai drejt Spanjës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 19:13 | Bota
All - Paragraf - 1

Goditja e një bande që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Spanjë, ka çuar pas hekurave edhe nje ish-yll të pornografisë.

Mia Etcheverria u arrestua së bashku me dy gra të tjera dhe dy burra në Aeroportin Ndërkombëtar Carrasco të Uruguajit, teksa tentonin të hipnin në një avion që fluturonte për në Madrid.

All - Paragraf - 3

Grupi në fjalë do të kontrabandonte 14 kg kokainë në Spanjë, ndërsa pornostarja e njohur tani përballet me akuza nga të cilat mund të dënohet me 18 vjet burg.

Pesë anëtarët e grupit u ndaluan nga policët uruguajanë gjatë një kontrolli rutinë të një prej burrave, më 24 qershor.

Oficerët zbuluan se dy valixhet e tij kishin ndarje të fshehta që përmbanin gjashtë pako me kokainë.

All - Paragraf - 6

Policia më pas tërhoqi mënjanë pjesën tjetër të grupit të tij, tre gra, të moshës 26, 27 dhe 36 vjeç, dhe një burrë 35-vjeçar.

Mia dhe të tjetër ndodhen aktualisht në paraburgim ndërsa policia kërkon një person të gjashtë në lidhje me rastin. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos