Portet e peshkimit tek privatët, me kontrata 1 euro

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 14:31 | Aktualitet
Portet e peshkimit tek privatët, me kontrata 1 euro

Situata e peshkimit në Shqipëri ka problematika të shumta, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili publikoi këtë raport dy javë më parë, ndërsa zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo, u jep përgjigje disa prej këtyre shqetësimeve.

Portet e peshkimit dhe gjendja e flotës së anijeve ishte një prej gjetjeve të raportit. Zgjidhja, sipas ministrisë, janë privatët.

“Ai që do të investojë për 20 vjet do të marrë një pjesë të portit me 1 euro kontratën”, thotë Kristo.

Një tjetër pikë e raportit të KLSH-së ishte edhe korani i Pogradecit. Vitin e kaluar, ministria realizoi hedhjen e 1,5 milionë rasatëve të koranit në Liqen, për të cilët Kristo thotë se janë nga 3 gramë secili dhe kanë 90% shanse mbijetese. Ndërsa për ujin ai thotë se janë burime afro 60-vjeçare.

Një sqarim vjen edhe nga peshkatarët e Pogradecit: “Jemi në periudhën e ndalimit të gjuetisë së koranit, në 1 mars hapet peshkimi”.

Kristo pranoi problematikën me Inspektoratin e Peshkimit, ndërsa shtoi se do të investohen 300 mijë euro dhe do të blihen dy anije patrulluese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos