“Shtyni mbledhjet që të merrni 20 mijë lekëshin”, debate në këshillin legjislativ ku u diskutuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 12:34 | Politikë
“Shtyni mbledhjet që të merrni 20 mijë

Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit vendosi të mblidhet sërish më 29 mars për të diskutuar mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi një sërë çështjesh, mes tyre çështja e mandatit të Olta Xhaçkës dhe vota e emigrantëve.

Përfaqësuesit socialistë në këshill argumentuan se duhet që për çështjet të caktohen disa relatorë që do të paraqesin raport mbi të gjitha çështjet.

Vendimi i këshillit u kundërshtua nga anëtarët e opozitës, të cilët thanë se i kishin lexuar vendimet e Kushtetueses dhe kishin gati rekomandimet e tyre. “Thojeni që doni të bëni 3 mbledhje për një gjë që mund të vendoset për 5 minuta, për të marrë 20 mijë lekë shpërblim”, tha Gazment Bardhi. “Ne kemi ardhur të përgatitur, kush nuk është përgatitur të mbajë përgjegjësi personale”.

Por socialistët vendosën caktimin e disa relatorëve për çështjet, duke u lënë 2 javë kohë për përgatitjen e raporteve.

Në fillim të vitit, Gjykata Kushtetuese vendosi se Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën duke mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën. Heqja e mandatit u kërkua nga ana Partisë Demokratike, që e akuzon ministren e Jashtme se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/23/mandati-i-olta-xhackes-gjykata-kushtetuese-rrezon-kuvendin/
https://a2news.com/2023/01/11/vota-e-emigranteve-kushtetuesja-zbardh-vendimin-kodi-zgjedhor-iluziv-e-i-pazbatueshem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos