Portieri i Kombëtares, Selmani lë laçin, firmos në ligën e dytë turke

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 14:39 | Futboll
Portieri i Kombëtares, Selmani lë laçin, firmos në

Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani ka nisur një aventurë jashtë Shqipërisë, duke nënshkruar me klubin e kategorisë së dytë turke, Menemenspor.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi turk në rrjetet sociale, ku është shfaqur edhe Selmani duke nënshkruar kontratën dhe duke pozuar me bluzën e skuadrës së tij të re.

Portieri i Kombëtares ka firmosur për dy sezone me skuadrën nga Izmiri, ndërsa informacionet për detajet e transferimit janë të pakta. Selmani është një nga përforcimet e këtij klubi që kërkon këtë sezon, ngjitjen në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos