
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Bledar Zenelit, i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Në përfundim të hetimeve, SPAK bën me dije se Zeneli në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02 nëntor 2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprime radikale e ekstremiste.
Këto postime, Zeleni i bënte hapur në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, që e kishte me emrin Elezi Ibrahimi.
Në seancën e kaluar, ai ka mohuar akuzat duke thënë se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm. (A2 Televizion)