
Shtimi i numrit të azilkërkuesve që shkojnë në qendrën kombëtare pritëse në Babrru ka ngjallur shqetësim te banorët pranë saj.
“Ky është një skandal, kampi i emigrantëve në mes të lagjes dhe banorëve. Është diçka që se kemi parë ndonjëherë”, shprehet një prej banorëve.
Për shkak të kushteve dhe mbipopullimit në qendër disa të tjerë gjejnë skuta në zonë.
Por problem madhor janë edhe vjedhjet.
“Nuk ka lënë gjë pa vjedhur. Na marrin këpucët, rrobat. Çfarë të gjejnë. Gruaja vetëm në shtëpi se e ka burrin në emigrim, ai hyn në kat të dytë”, shtoi banori.
Të huajt që strehohen në qendër më herët janë regjistruar në Policinë e Kufirit dhe Migracionit. Gjatë kohës së qëndrimit në qendër ata kanë liridalje. (A2 Televizion)