Pranë trofeut të parë, Broja dërgon Vitesse-n në finale të Kupës

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 23:13 | Futboll
Pranë trofeut të parë, Broja dërgon Vitesse-n në finale

Armando Broja, edhe pse 19 vjeç, është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në radhët e Vitesses.

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili është në pronësi të Chelsea-t, por i huazuar te Vitesse, arriti të shënojë golin e parë në fitoren 2-0 ndaj VVV Venlo. Me këtë sukses, Vitesse kalon në finale të kupës, duke qenë vetëm 90 minuta larg këtij trofeu.

Ndërkohë, për Brojën ky ishte goli i 10 këtë sezon në Holandë, edhe pse 19 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos