
Policia e Fierit bëri me dije se ka arrestuar një 79-vjeçar në zonën e Divjakës, i akuzuar për ngacmim seksual.
Në pranga e policisë ra shtetasi S.T., banues në Divjakë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.
Policia u vu në lëvizje për arrestimin e të moshuarit, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e dy vajzave. (A2 Televizion)