Premier League, Chelsea gjen fitoren e parë sezonale

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 23:08 | Futboll
Premier League, Chelsea gjen fitoren e parë sezonale

Chelsea arriti fitoren e parë sezonale në Premier League. “Blutë” e Londrës mposhtën me rezultatin 3-0 Luton në “Stamford Bridge”, ndërsa skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez vazhdon të vuajë mungesën e pikëve.

Chelsea zhbllokoi sfidën në minutën e 17 me Sterling. Po i njëjti futbollist shënoi të dytin duke u dhënë siguri vendasve.

Ishte Jackson ai që vulosi rezultatin e këtij takimi, ndërsa në minutën e 75’ realizoi golin e tretë për skuadrën e Pochettinos.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0, me Chelsean që renditet në vend të tetë me katër pikë, teksa Luton qëndron në vend të fundit me zero pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos