
Kukësi është nga qytetet e pakta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë që rrethohet nga aq shumë burime ujore, përkatësisht nga tre lumenj si dhe nga liqeni i Fierzës që e bën qytetin si një gadishull e megjithatë, është nga të paktët, ose ndoshta i vetmi që aktualisht furnizohet me vetëm 3 herë në ditë nga 60 minuta ujë në 24 orë. Këtë fakt e pohojnë vetë banorët.
Ashtu si edhe në vitet e mëparshme edhe këtë vit, premtimet për furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm nuk kanë munguar, dhe banorët vazhdojnë të shpresojnë se situata do të mund të përmirësohet.
Në Bashkinë e Kukësit niveli i pagesës së faturave për ujin e pijshëm shkon në 85%, çka tregon se qytetarët janë të rregullt, por shërbimin nuk e marrin si duhet. (A2 Televizion)