
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në raportin më të fundit të tij mbi ekstremizmin jofetar, ngre alarmin, ashtu si para tre vitesh, se ky ekstremizëm është minimalisht 3 herë më i lartë sesa ai fetar.
IDM thotë se po e ngre sërish këtë shqetësim, në një periudhë ku janë parë incidentet gjatë Ditës së Verës në Elbasan apo edhe episode të tjera dhune të motivuara politikisht: “Duke qenë se nesër fillon fushata elektorale dhe me gjasë pritet që të ashpërsohet më tej lufta politike, është koha që të gjithë të qëndrojmë të kthjellët, me gjykim të ftohtë dhe të bëjmë thirrje për refuzim të dhunës. Do të ishte e udhës që ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj liderëve të partive politike që të heqin dorë nga narrative ekstremiste, gjuha që nxit dhunë si dhe nga mjete dhe individë ekstremistë (përfshirë grupe kriminale)”. (A2 Televizion)