Premtimi i Keanu Reeves për filmin e radhës “John Wick”

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 11:22 | Showbiz

“John Wick: Chapter 4” do të jetë një film shumë emocionues për fansat e sagës. Kështu thotë Keanu Reeves, protagonisti kryesor, i cili premton se filmi i radhës “do të ketë më shumë aksion se çdo film i mëparshëm i sagës”.

Por, jo vetëm armë zjarri. Reeves ka zbuluar se edhe niveli i arteve marciale do të jetë një shkallë më lart.

“John Wick Chapter 4 ka qenë roli më i vështirë që kam pasur në planin fizik. Jam stërvitur për të qenë i kompletuar në të gjitha aspektet: arte marciale, pilotim makine, përdorim armësh… Ka qenë një eksperiencë shumë argëtuese”, tha Reeves, i cili interpreton në këtë sagë një vrasës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/05/zemra-e-madhe-e-keanu-reeves-70-te-fitimeve-per-kerkimin-shkencor-ndaj-kancerit/
https://a2news.com/2019/11/05/keanu-reeves-prezanton-te-dashuren-9-vite-me-te-re/

A2 CNN Livestream

Latest Videos