
Ish-futbollisti i Liverpool, Daniel Sturridge është urdhëruar nga një gjykatë që të paguajë 30 mijë dollarë personin që gjeti qenin e tij të humbur,
Futbollisti që tashmë luan në Australi kërkoi ndihmë disa kohë më parë se qeni i tij pomeranian i quajtur Lucci ishte vjedhur nga shtëpia në Los Angeles dhe për këtë arsye ofroi një shpërblim.
Reperi Foster Washington, i njohur me emrin e artit Killa Fame deklaron se e gjeti qenin e Daniel dhe ia çoi në shtëpi, por nuk u pagua asnjëherë. Për këtë arsye ai e dërgoi çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit tashmë ka vendosur në favor të tij.
Sipas dokumenteve, gjykatësi ka vendosur kundër Sturridge dhe urdhëron atë të paguajë shumën pasi nuk kishte mbajtur premtimin e dhënë.
Tashmë futbollisti duhet të paguajë 30 mijë dollarë dhe shpenzimet e gjyqit. (A2 Televizion)