Shtëpia e Bardhë ka një “Komandant” të ri, është gjerman

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 15:13 | Lifestyle

Një tjetër banorë i shtohet shtëpisë më të njohur dhe të pushtetshme në botë, Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Dhe nuk është një banor i thjeshtë, por një ”komandant” gjerman. Nuk është skenari i një filmi hollivudian, por qeni i ri që do të shoqërojë në orët e tij të lira presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe familjen e tij.

https://twitter.com/POTUS/status/1473048795697012738

“Komandanti” është në fakt Comander, emri i qenit të racës pastor gjerman që i është dhuruar më 30 nëntor presidentit nga vëllai i tij,  për 79-vjetorin e lindjes.  

https://a2news.com/2021/06/19/joe-biden-ne-zi-i-ngordh-qeni/

Një këlysh vetëm 3-muajsh, por që tashmë luan i lirë dhe plot forcë në kopshtin e madh të institucionit amerikan.  

Sot vetë presidenti Biden vendosi të shpërndajë në rrjetet sociale pamjet e Commander, që do të zëvendësojë dy qentë që historikisht kanë shoqëruar çiftin presidencial.

https://a2news.com/2021/03/31/qeni-problematik-i-biden-kafshon-serish/

Të dy kanë qene pastorë gjermanë, por ndërkohë që qeni Shepherd ngordhi pas 13 vitesh besnikëri ndaj presidentit, Molly dy-vjeçar është transferuar në një shtëpi tjetër në pronësi të Biden, pas një rehabilitimi i cili u nevojit pas qasjes agresive të kafshës shtëpiake.

Commander do të mbajë një rekord, do të jetë qeni i parë i braktisur që do të futet me leje në kangjellat e adresës 1600 Pennsylvania Ave, ku ndodhet godina ikonike e pushtetit amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos