Presidenti i ri, Kume: Opozita duhet t’i imponohet me emra të pakundërshtueshëm mazhorancës

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 21:32 | Politikë
Presidenti i ri, Kume: Opozita duhet t’i imponohet me emra të

Opozita duhet të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit dhe duhet t’i imponohet mazhorancës me emra të pakundërshtueshëm kandidatësh. Këtë mendim ndau në studion e Debatit me Alba Alishanin, ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume. Sipas tij opozita duhet të bëhet bashkë për të qenë frytdhënëse në këtë proces.

“Opozita të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm proces i cili nuk ka shanse të përsërisë pazaret e mëparshme, se mazhoranca nuk ndodhet ne kushtet kur nuk e zgjidh dot problemin, pasi i ka votat, por mund të detyrohet nga opozita dhe opozita mund ta detyrojë me propozimin dhe kandidatët që do të çojë. Nëse do të jetë efektive dhe frytdhënëse dhe të bëhet bashkë e të gjejë kandidatë të tillë që janë zor të kundërshtueshëm nga mazhoranca, opozita duhet t’i imponohet me emrat e kandidatëve që të mos ketë mundësi, ose të ketë mundësi të vogla për t’i kundërshtuar”.

Për Kumen presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë një personalitet në fushën e tij, jo i ardhur nga politika dhe shumë më tepër se 40 vjeç, për të mos patur ambicie të tjera politike sikurse ka ndodhur me paraardhësit, por të punojë për të mirën e vendit. Dhe detyrën për këtë, sipas tij, e ka opozita e cila duhet të gjejë gjuhën me të vetët për të zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Kushtetuta përcakton dy kushte të jetë shqiptar dhe banim të përhershëm prej 10 vitesh në Shqipëri, të jetë mbi 40 vjeç të tjerat, do të ishte mirë të kishim një ligj organik të presidentit të Republikës ku do të zbërtheheshin kërkesat që duhet të plotësonte një kandidat për postin e presidentit. Në këto kushte që jemi sot presidenti të jetë kandidati që mund të votohet nga kuvendi të jetë një personalitet në fushën e tij, të jetë jo i ardhur nga politika dhe te jetë shumë më tepër se 40 vjeç në mënyrë që të mos ketë ambicie për më tej por për të mirën e vendit. Opozita ka mundësi që t’i imponohet. Opozita ndodhet para një sfide të madhe që të gjejë fjalën mes vedit për të kontribuar në zgjidhjen e këtij problemi siç e kërkon kushtetuta, në zgjedhjen e presidentit të vendit me votë konsensuale”.

Kume është por ligjit organik për presidentin, pasi ndërtohet ngrehina legjislative për dekadat që vijnë, por akuzon mazhorancën se po e përdor situatën për të zbukuruar procesin.

“Të ndërtojmë një ngrehinë legjislative që është e zbatueshme për dekadat që vijnë, propozohet mundësia e zgjedhjes me votë nga populli dhe është e nevojshme të trajtohet në legjislacion. Por asnjeri nuk e dëgjoi, jo vetëm nga politika por edhe nga pjesë jo politike. Është e gjitha e stisur që ndërtoi një grackë që zhbën procesin. Mazhoranca i është drejtuar shoqërisë civile të bëhet pjesë. Ku është hedhur kjo kërkesë? Kush e përfaqëson dhe si do përfaqësojë? . Këto veprime nuk i bëjnë mirë procesit. Ata që kanë detyrimin kushtetues ta trajtojnë me seriozitet maksimal se cila do të jetë zgjidhja është tjetër problem për mua. E gjitha do të jetë në sytë e publikut. Mazhoranca por përdor situatën për të zbukuruar procesin sesa për të thënë se çfarë do të bëjë?” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos