Presidenca: Brenda 1 dite shqyrtuan 10 ligje që prekin zemrën e reformës në drejtësi, do t’i kishte zili çdo vend europian

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 15:00 | Politikë
Presidenca: Brenda 1 dite shqyrtuan 10 ligje që prekin zemrën e

Institucioni i Presidentit reagoi pas rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta, i cili kishte dërguar për rishqyrtim 10 ligje të lidhura me reformën në drejtësi.

“10 ligje që prekin zemrën e reformës në drejtësi, Kuvendi arrin t’i shqyrtojë për herë të dytë brenda 1 dite. Këtë ritëm dhe aftësi juridike dhe profesionale do ta kishte zili çdo vend europian për deputetët e tij”, tha këshilltari për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj.

“Kuvendi, në një ditë, më 23 mars miratoi 10 ligje të hartuara nga qeveria, që ndryshojnë thellësisht reformën. Këto ligje janë kthyer për rishqyrtim nga presidenti gjatë muajt prill. Reforma në drejtësi në këto vite iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lartë dhe iu hoq kuvendit. Roli i kuvendit ishte rol certifikues, pa pasur të drejtën për të ndërhyrë në thelbin e tyre. Pse qeveria sot rrëmben reformën në sistemin e drejtësisë? Pse nuk u konsultuan me Komisionin e Venecias? Kushdo kupton që ky veprim është që të rrëmbejë drejtësinë dhe të mbulojë veprimtarinë e paligjshme. Gjatë gjithë kësaj periudhe institucioni i ka kthyer këto ligje përmes dekreteve të mirarsyetuara. Sot kuvendi humbi mundësinë të tregonte integritetin moral dhe ligjor”, tha Dervishaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos