
Disa nga deputetët e opozitës parlamentare kanë kundërshtuar procesin e shkarkimit të presidentit. Sipas Ralf Gjonit, nuk i takon opozitës aktuale që të votojë mbi procedurën, por atij të zgjedhur më 25 prill.
“Nuk na takon ne detyra e shkarkimit të presidentit. Nuk kemi më ne si deputetë legjitimitet moral dhe për rrjedhojë dhe kushtetues për t’u marrë me shkarkimin e presidentit të Republikës. Kjo ndërmarrje kaq e madhe dhe e rëndësishme i takon parlamentit të ri”, tha Ralf Gjoni.
Ndërsa Myslim Murrizi tha se kjo nismë është shashka e radhës e mazhorancës që këtë herë ka gjetur bashkëpunimin e Partisë Demokratike.
“Jam në atë komision pasi edhe unë desha të shihja çfarë mëkati, zullumi, tradhtie, shkelje të Kushtetutës, pickim, ka realizuar ky president”, u shpreh Murrizi. (A2 Televizion)