
Situata po ndizet në qytetin e motorëve. 20 kandidatë demokratë për president do të ngjiten në skenë për herë të dytë.
“Do të shfaq më të mirën e Amerikës në atë skenë, pasi po garojmë për të siguruar që Amerikan të arrijë më të mirën e saj”, u shpreh Beto O’Rourke
Komiteti Kombëtar Demokrat do të vendosë kërkesa strikte për raundin e tretë të debatit në shtator. Pritshmëritë nuk janë të larta për dy netët e debatit. Kandidatët kryesues pritet të thellojnë avantazhin, ndërsa ata më pak të njohur do të mundohen të kthejnë gjërat, ose rrezikojnë të dalin nga gara.
“Emri im është poshtë disa kandidatëve të tjerë, kështu që unë do të sigurohem që të vazhdoj të prezantoj veten dhe të flas për vizionin që kam për të ardhmen e këtij vendi”, tha kandidati tjetër Julian Castro.
Sonte në skenë ngjitet guvernatori Steve Bullock, kryebashkiaku Pete Buttigieg, John Delaney dhe John Hickenlooper, Amy Klobuchar, Beto O’Rourke, Tim Rayan dhe Mariane Williamson. Gjithashtu do të jenë dhe kryesuesit Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.
“Nuk sulmoj kolegët e mi demokratë, por do të përpiqem të flas për vizionin tim pozitiv të asaj që ne mund të bëjmë në 2020”, shtoi kandidatja Elizabeth Warren. (A2 Televizion)