
Tetë kandidatë republikanë morën pjesë në debatin e parë të zhvilluar mes tonëve tepër të ashpra ku nuk munguan përplasjet verbale.
Mediat amerikane shpallën fitues të këtij debati, biznesmenin Vivek Ramaswamy, njeriu që nuk kandidoi kurrë për poste publike dhe as që votoi për një president nga viti 2004 deri në 2020.
Me një buzëqeshje të gjerë dhe një gjuhë të shpejtë, ai shpesh dukej se ishte i vetmi kandidat në skenë që po kënaqej. Ai i shmangu lehtësisht goditjet nga kolegët e tij kandidatë, duke përqeshur dhe disa prej rivalëve.
Një prej humbësve mund të konsiderohet dhe guvernatori i Floridas, Ron De Santis, ndërsa ish-zëvendës presidenti Mike Pence, u rendit mirë nga opinioni publik pas debatit.
Trump nuk mori pjesë, pasi siç ka thënë ai, sondazhet e shpallin atë fitues brenda republikanëve dhe se politikat i ka bërë të qarta për amerikanët gjatë 4 viteve të tij si president. (A2 Televizion)