
“Nuk jemi të befasuar.” Ka qenë ky komenti i parë i bërë nga presidenti amerikan Joe Biden pasi mori lajmin për vdekjen e Yevgeny Prigozhin.
Sipas Bloomberg, teksa fliste për përplasjen e avionit privat, Biden u tha gazetarëve: “Nuk e di me siguri se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar.”
“Nuk ka ndonjë gjë që po ndodh në Rusi që të mos jetë Putin pas, por nuk di mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje,” shtoi ai teksa largohej nga një palestër në Liqenin Tahoe ku ndodhet me pushime.
Më herët gjatë mbrëjes së sotme, përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të SHBA-së, Andreë Ëatson, duke folur për Sky Neës tha se Shtëpia e Bardhë është informuar për këtë ngjarje dhe shtoi po ashtu se "nëse informacioni konfirmohet askush nuk ka pse të habitet.”
"Putini nuk fal, prit momentin", ky ishte reagimi i presidencës së Ukrainës për ngjarjen. (A2 Televizion)