
Qeveria e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent pasi Koreja e Veriut dyshohet të ketë lëshuar një raketë.
Për këtë arsye, është këshilluar që banorët e prefekturës Okinawa të futen në banesa për të qenë të sigurt.
Po ashtu, raportohet se 24 orë më parë, kryeministri japonez Fumio Kishida i kishte kërkuar Pyongyang-it që të anulonte nisjen e raketës. Kërkesa erdhi tre muaj pas tentativës së parë e cila kishte dështuar.
“U kërkova ministrave që ta informonin publikun, të bashkëpunonin me vendet e prekura dhe t’i bënin një telefonatë Koresë së Veriut për të anuluar nisjen, po ashtu që të merren të gjitha masat e mundura për t’u përgatitur për çdo të papritur,” shtoi Kishida. (A2 Televizion)