
Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë agjendën e tij të brendshme prej 2.75 trilionë dollarësh në Uashington.
Biden kishte shpresuar të trumbetonte një paketë mjedisore të favorshme për liderët e tjerë botërorë në një konferencë klimatike në Mbretërinë e Bashkuar, por kolegët e tij demokratë braktisën planet për një votim të enjten, duke e lënë të gjithë platformën e tij pezull.
Ai mbërriti në Romë herët mëngjesin e sotëm për samitin e G20 ku planet për një taksë minimale globale do të jenë në agjendë.
Presidenti i dytë katolik i Amerikës do të takohet gjithashtu me Papa Françeskun në Vatikan të premten.
Më pas ai do të shkojë në Skoci të dielën në mbrëmje për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, COP26, në Glasgoë.
Presidenti amerikan do të kërkojë të projektojë mesazhin se SHBA është kthyer në luftën kundër ngrohjes globale pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën. (A2 Televizion)