Gara në rrugë, makinat plagosin 17 persona pas aksidentit mes tyre

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 10:11 | Bota

Të paktën 17 persona janë plagosur pasi dy makina që po bënin gara në rrugët e Stevenage në Angli u përplasën mes tyre dhe dolën nga rruga, duke marrë përpara publikun që ishte mbledhur për të shijuar spektaklin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:00, gjatë një eventi për fanatikët e makinave sportive.

Një Toyota GT86 mori kthesën dhe i ndërpreu rrugën një makine Nissan 350z. Nissani humbi kontrollin dhe përplasi disa persona anës rrugës, ndërsa Toyota përplasi spektatorë të tjerë në anën tjetër të rrugës.

Banorët e zonës kishin paralajmëruar se eventi mund të ishte i rrezikshëm dhe i kanë bërë thirrje shpesh policisë që të pezullojë garat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos