
Irani sekuestroi një naftëmbajtëse të huaj dhe ndaloi 12 pjesëtarët e ekuipazhit të saj në Gjirin Persik. Televizioni Shtetëror iranian, që citon Gardën Revolucionare, raporton se anija po trafikonte 1 milion litra karburant.
Nuk është konfirmuar ende nëse bëhet fjalë për një çisternë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe, që shkëputi komunikimin pas kalimit në Ngushticën e Hormuzit të dielën.
Irani pranoi gjatë javës se ka ndihmuar një naftëmbajtëse që kishte raportuar për probleme, por nuk bëri të ditur origjinën e saj. (A2 Televizion)