Presidenti i PE mbërrin në Tiranë, takon kryeministrin Edi Rama

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 12:01 | Politikë
Presidenti i PE mbërrin në Tiranë, takon kryeministrin Edi Rama

Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, ka mbërritur në Tiranë.

Sassoli është pritur në hyrje të Kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Pasi u takuan përzemërsisht, Rama dhe zyrtari i lartë u futën në institucion.

Është parashikuar që Sassoli të zhvillojë takime dhe me Presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos