Presidenti i ri, Balla: Kandidati i opozitës duhet të mbështetet vetëm me firmat e opozitës

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 17:09 | Politikë
Presidenti i ri, Balla: Kandidati i opozitës duhet të mbështetet

Taulant Balla, në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, deklaroi se kandidati për President që vjen nga opozita duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës. Deklarata e tij erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen e dakordësuar më parë mes palëve, që kandidatura e propozuar duhet të mbante firmat e të dy palëve.

“Në raundin e dytë dhe të tretë, do të propozojë vetëm opozita emrat për President. Nëse në këto dy raunde nuk do të jetë zgjedhur Presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë, me propozimet që do të vijnë edhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në këtë fazë, të treja grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por që procesi të ruajë integritetin e tij, duhet që kandidati që vjen nga opozita duhet të jetë e mbështetur vetëm me firmat nga opozita. Alibeaj e ka konfirmuar që kanë mundësitë për të propozuar dy kandidatë. Bujrum. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të vlerësojmë nëse do t’i mbështesim. Kushtetuta është mbi çdo marrëveshje dhe këtë nuk e shkel dot askush. Si mund të quhet dikush kandidat nëse nuk është depozituar me firmat e caktuara. Kemi kohë për të mos e humbur raundin e dytë. Kandidati duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës”, u shpreh Balla.

https://a2news.com/2022/05/20/alibeaj-ps-shkeli-marreveshjen-per-presidentin-pasi-pa-emrat-e-diskutuar-nga-ne/

“Ne nuk do të propozojmë kandidatura në këto dy raunde, do t’i qëndrojmë marrëveshjes. Por, opozita i ka të gjitha mundësitë që t’i sjellë emrat, le të vijnë edhe me më shumë se 4. Por, nëse vë kushte: ose zgjidh një nga këto emra ose nuk ka, kjo do të thotë që i ke hequr mundësinë e propozimit palës tjetër. Ne kemi mundësi për të propozuar 3 kandidatura tani, por do të presim raundin e katërt. Kjo është një përpjekje serioze për t’i dhënë shqiptarëve një President jo të Partisë Socialiste. Duam konsensus, shpreh keqardhjen për tërheqjen e grupit parlamentar të PD-së”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos