Berisha paralajmëron Ramën: Do të përballesh me shqiptarët po ndryshove kursin e vendit

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 12:55 | Politikë
Berisha paralajmëron Ramën: Do të përballesh me

Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, foli për procesin e integrimit në BE. Ai theksoi se nëse “Rama mendon se moshapja e negociatave është një autorizim për të, për të ndryshuar kursin e vendit, do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare”.

https://a2news.com/2022/05/20/berisha-reagon-ndaj-deputetit-gjerman-te-me-gjeje-nje-prove-kunder-meje-ne-arkivat-e-vendit-te-tij/

“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut, unë e kam thënë, ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjesë e përmbyllet presidenca franceze, ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Nëse nuk do të ndodhë, ne do të ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze, të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut, por të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë.

“Unë e them këtu dhe e deklaroj se nëse Rama mendon se moshapja e negociatave është një autorizim për të, për të ndryshuar kursin e vendit, do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare, të organizuar nga Partia Demokratike. Një tentativë e tillë nuk do të njohë kufi dhe nuk do të ndodhë kurrë”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos