
Socialistët nisën procesin e brendshëm për një emër të presidentit të ri të vendit. Por në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama e gjeti me vend të sulmonte Ilir Metën si shkelës të Kushtetues pa kursyer as ironinë ndaj vendimit të gjykatës që e la në detyrë.
Socialistët do të kenë gati edhe një dhuratë për Presidentin e ardhshëm, i cili kur të nisë punën do të ketë gati ligjin organik që rregullon funksionimin e institucionit.
Në mbledhjen e grupit, Rama solli dhe idenë e të zgjedhurit të presidentit nga populli, por vendimmarrjen ia delegoi sërish këshillimit kombëtar në të ardhmen.
Për këshillimin Kombëtar, kreu i qeverisë lajmëroi se do të mbledhë ministrat, për të implementuar gjithë gjetjet e pyetësorit të fundit, por edhe për të parë interesin e qytetarëve mbi temat e këshillimit të ardhshëm. (A2 Televizion)