Presidenti i vendit të vogël i drejtohet Putinit: Kërkojmë respekt

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 20:02 | Bota
Presidenti i vendit të vogël i drejtohet Putinit: Kërkojmë

Në Samitin e fundit të Komunitetit të Shteteve të Pavarura (CIS) të mbajtur në Astana të Kazakistanit, Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, iu drejtua Vladimir Putinit duke kërkuar respekt.

“Po, ne jemi kombe të vogla, nuk kemi 100 apo 200 milionë banorë, por kemi histori, kulturë dhe kërkojmë respekt”, i tha Rahmon Presidentit të Rusisë.

CIS është një aleancë e dhjetë shteteve anëtare, të cilat dolën në vitin 1991 nga ish-Bashkimit Sovjetik dhe janë të vendosura të gjitha në Azi dhe Evropën Lindore. Të dhjetë republikat sot mbulojnë një sipërfaqe prej 21,46 milionë km katrorë dhe kanë një popullsi prej rreth 244,95 milionë (3,1% e popullsisë së botës).

Gjeorgjia u largua nga CIS në vitin 2009 dhe Ukraina bëri të njëjtën gjë në vitin 2014, kur Rusia pushtoi vendin dhe aneksoi Krimenë.

“Ne nuk kemi nevojë për asgjë, vetëm për t'u respektuar. Pse duhet t'i lutemi Rusisë që të marrë pjesë në një forum në Taxhikistan? I dhashë udhëzime Ministrisë së Jashtme, madje fola me ju për t'i kërkuar Rusisë të merrte pjesë të paktën në nivel ministror. Jo në nivel zëvendësministrash. A e meriton këtë Taxhikistani, një partner strategjik?”, tha Presidenti Rahmon.

“Ne nuk duam paratë tuaja, duam që ju të na respektoni ashtu siç e meritojmë. Ne presim bazat tuaja ushtarake, ne bëjmë gjithçka që ju kërkoni nga ne, ne përpiqemi të jemi siç dëshironi ju që të jemi, partnerë strategjikë. Por, ne nuk trajtohemi kurrë si partnerë strategjikë! Pa ofendim, por kërkojmë që të na respektojnë!”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos