Një ditë pas furtunës që ngriti bërja publike nga Presidenti i Republikës me mesazhet e disa ndërkombëtarëve që sipas tij ndërhynin në reformën në drejtësi, Ilir Meta ka kthyer mbrapsht tre ligje në Kuvend.
Dhe si për t’i qëndruar besnik premtimit që bëri që nga mbrëmë se nuk do bëhet më pjesë e debateve politike, por do të qëndrojë si një president danez, Meta ka gjetur pastërtinë e gjuhës shqipe si arsye të kthimit mbrapsht të tre ligjeve për mbrojtjen e mjedisit dhe aktivitetet e turizmit detar.
Meta kërkon që fjalët “surf”,”windsurf”, kroçere, kanoe, online etj. të zëvendësohen me fjalë shqipe.
Sipas tij, kërkesa për pastrimin e gjuhës me fjalë shqipe është kërkesë kushtetuese dhe me këtë presidenti e dekreton edhe premtimin e tij se që sot e tutje do të merret vetëm me punë që nuk fusin hundët në politikën e ditës. (A2 Televizion)