Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte Evis Kushin si ministren e re të Arsimit.
Kushi do të zëvendësojë në këtë post ministren tashmë të larguar, Besa Shahini. “E kam të vështirë të vazhdoj një mandat tjetër larg familjes”, i tha Shahini Edi Ramës kur u largua nga posti.
Ndërkohë, Kushi theksoi se për të është një përgjegjësi e madhe të mbajë këtë pozicion, ndërsa u shpreh se rruga është e shtruar me shumë reforma. “Është një privilegj i lartë për mua, pas 7 vitesh angazhim të jem ministre. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të drejtuar sektorin ku kam punuar për 23 vite. Është një përgjegjësi e lartë të drejtoj këtë institucion të lartë. Elbasani është djepi i arsimit në Shqipëri. Gjej një rrugë të shtruar me shumë reforma, por që duhet të punojmë më shumë. Sot nisëm vitin e ri shkollor, ku u inauguruan dhe disa shkolla të reja”, tha ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, kur mori detyrën nga kryeministri.

Në përditësim... (A2 Televizion)