
Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Vlora se tashmë të gjitha strukturat duhet të angazhohen “për të shëruar sa më parë të jetë e mundur plagët e shkaktuara nga tërmeti”.
“Sot nuk është një ditë për të festuar, por një ditë për të nderuar Flamurin Kombëtar. Të jemi sa më pranë familjeve që kanë humbur të afërmit dhe të dashurit e tyre. E gjithë politika duhet të jetë gjithmonë e bashkuar për çështjet më të rëndësishme të vendit dhe të shtetit”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)