Presidenti Meta thirrje shqiptarëve të Preshevës të dalin në zgjedhje

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 14:22 | Politikë
Presidenti Meta thirrje shqiptarëve të Preshevës të dalin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi pas vendimit të partive shqiptare në Luginën e Preshevës për t’u unifikuar në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar, do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos