
Presidenti Bajram Begaj, i cili votoi te shkolla “Kongresi i Lushnjës”, deklaroi para mediave se këto zgjedhje duhet t’u shërbejnë vetëm qytetarëve dhe nuk janë zgjedhje partiake.
“Çdo shtetas me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet dhe fuqia e votës së tij të bëjë ndryshimin”, deklaroi Kreu i Shtetit.
Begaj theksoi se këto votime nuk janë për partitë, por për qytetarët.
“Këto nuk janë votime për partitë politike, por për qytetarët. Duhet t’u shërbejnë atyre”, deklaroi Presidenti i Republikës. (A2 Televizion)