Fluks votuesish në Himarë që në orën e parë të hapjes së procesit

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 08:14 | Politikë
Fluks votuesish në Himarë që në orën e parë

Në orën e parë të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himarë.

Gjithashtu, dy autobusë me votues kanë ardhur nga Greqia për ditën e zgjedhjeve vendore.

Një ditë më parë, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti, i cili u arrestua me akuzën e blerjes së votave.

Gjykata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.

Sipas të dhënave të policisë së Vlorës, arrestimi i Belerit, është bërë pasi ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar nga neni 328 i kodit penal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/12/arrestohet-fredi-beleri-kandidati-i-bashke-fitojme-per-bashkine-himare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos