Probleme me pajisjet e identifikimit elektronik në disa qendra

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 08:08 | Politikë
Probleme me pajisjet e identifikimit elektronik në disa qendra

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, por në disa qendra votimi ka vonesa për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve.

Gazetarët tanë në terren raportojnë për problematika në Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale. 

Disa qendra votimi në Vlorë kanë probleme me pajisjet elektronike! Deri tani, ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra. Nëse nuk punon sistemi, pritet të fillojë manualisht.

Në Pogradec janë hapur të gjitha qendrat, por 15 prej tyre nuk po aktivizojnë dot pajisjet elektronike për nisjen e procesit. Nuk komunikojnë dot me KQZ-në për të të zgjidhur problemin.

Në KZAZ nr.65 në Berat, në QV 3270/00 votimi nisi me 35 minuta vonesë. Shkak u bë mungesa e komisioneres së PD-së, Mimoza Prifti. Komisionerja u zëvendësua. Votimi i parë është bërë nga komisionerët.

Probleme edhe në qarkun e Dibrës, në qendrën 1101 në Maqellare nuk ka proces verbal e QV.

Në Kastriot një Qendër Votimi s’ka energji. Në 3-4 QV nga 99 në total nuk punojnë pajisjet e identifikimit biometrik.

Ndërkohë edhe në 4 Qendra e Votimit në Korçë nuk punon pajisja e ID. Në 15 qendra votimi të fshatrave ka probleme me pajisjet elektronike, po kështu probleme janë hasur edhe në 11 qendra votimi në Devoll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos