Presidenti uron Kombëtaren për suksesin historik, një ditë më vonë rrëzohet nga grushti i shtetit

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 23:08 | Bota

Të dielën në darkë, presidenti Christian Kabore përgëzonte në Twitter Kombëtaren e tij, që realizonte ëndrrën e kalimit në çerekfinale të Kupës së Afrikës me fitoren kundër Gabonit.

Por sot lajmet janë që presidenti i Burkina Fasos është arrestuar nga një grusht shteti i organizuar nga pjesë e ushtrisë, ngjarje që po trondit vendin e Afrikës Perëndimore.   

Informacionet nuk janë të shumta, por dihet se kryeqyteti Uagadugu është rrethuar nga ushtarë, teksa pamjet tregojnë edhe makinën presidenciale të goditur nga breshëri armësh. Fati i presidentit afrikan ishte vënë në dyshim qysh nga ditët e kaluara, kur një tentativë puçi ishte shmangur me arrestimin e 15 personave, ndër të cilët komandanti i forcave të armatosura në perëndim të vendit, Emmanuel Zoungrana.

https://twitter.com/rochkaborepf/status/1485328778180149248
Mesazhi i presidentit Kabore për Kombëtaren

Ushtarakët kanë protestuar prej muajsh, duke akuzuar qeverinë për financime të pakta dhe mungesën e rrogave mujore, si dhe për një politikë të dobët ndaj forcave xhihadiste që veprojnë në veri të vendit, ku në nëntor 43 persona u vranë nga sulmet e grupeve afër organizatës Al Qaeda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos