
Disa persona mbetën të plagosur në një sallë leksionesh në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani. Atentatori më pas qëlloi drejt vetes, duke mbetur i vrarë, raportojnë mediat vendase.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake të Agjencisë Gjermane të Lajmeve, DPA, atentatori ishte gjithashtu student. Hetuesit thonë se paraprakisht nuk kanë gjetur ndonjë motiv politik, apo fetar, për kryerjen e aktit.
Mediat shkruajnë se ai mbante disa pushkë me vete në momentin kur ka nisur të qëllojë. (A2 Televizion)