Ushtria ruse reagon për sulmin: Nuk po godasim qytetet ukrainase, civilët nuk janë në rrezik

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 07:42 | Bota
Ushtria ruse reagon për sulmin: Nuk po godasim qytetet ukrainase,

Ushtria ruse lëshoi një deklaratë për mediat ku shprehet se nuk është duke shenjestruar qytetet ukrainase, gjatë sulmit të saj në këtë vend.

“Forcat e Armatosura Ruse nuk janë duke lëshuar asnjë raketë apo sulm artilerie në qytetet e Ukrainës. Armë të precizionit të lartë shkatërruan infrastrukturën ushtarake, fushat ajrore, si dhe pajisjet e mbrojtjes ajrore. Civilët nuk janë në rrezik”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në disa rajone të Ukrainës dhe në rrethinat e Donbasit, aty ku Putin shpalli një operacion ushtarak special. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos