Mbrojtësi grek, Kostas Manolas, i cili ka luajtur te Roma dhe Napoli, u transferua te Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Klubi i ri kishte përgatitur një prezantim spektakolar, në të cilin përfshihej edhe një luan. Futbollisti pozoi pranë grabitqarit për fotot zyrtare, por jo çdo gjë shkoi mirë.
Manolas u tmerrua kur luani hungëriu dhe u largua me nxitim nga seti fotografik. (A2 Televizion)