Raundi i dytë paraeliminator i Kupës, Partizani ngec ndaj Orikut, Tirana ngjit Veleçikun

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 17:25 | Futboll
Raundi i dytë paraeliminator i Kupës, Partizani ngec ndaj Orikut,

Përurimi i kompleksit të ri nuk ka sjell fat për Partizanin. Të kuqtë e kanë mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e parë eliminatorë kundër modestëve të Orikut. Rruga e kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Orikum.

Tirana ka mundur me rezultatin e pastër 0-3 Veleçikun, duke e siguruar që në takimin e parë kalimin për në turin e tjetër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik në Shqipëri.

Egnatia fitoi në transfertë ndaj Shkumbinit 0-3, ndërkohë që Dinamo e kthyer në Kategorinë e Parë mundi 0-1 Butrintin.

Ndeshjet e kthimit të raundit të dytë paraeliminator të Kupës pritet të luhet më 12 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos