
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi në selinë blu një takim me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Anders Knape dhe delegacionin e zyrtarëve të lartë të këtij institucioni që e shoqëronin.
Lulzim Basha i informoi zyrtarët e KiE se Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë.
Sipas kreut të demokratëve e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë janë zgjedhjet e lira dhe me standard.
“Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standardeve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha. (A2 Televizion)