Prezantohet Williams i ri, pas vitesh poshtëruese i besohet... Mercedesit

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 20:45 | Sporte të tjera

Quhet FW45 modeli i fundit i Williams në Formula 1, që pritet të përballojë sezonin 2023 me një optimizëm të shtuar nga vitet e kaluara, falë edhe ardhjes në ekipin britanik të James Vowles, një nga strategët kryesorë të sukseseve të Mercedesit.

Nga ekipi gjerman Williams ka edhe motorët e saj, që sezonin e kaluar nuk e kanë ndihmuara pak, duke e renditur në fundin e klasifikimit.

Ekipi që me kampionë si Damon Hill, Nelson Piquet, Nigel Mansell dhe Alain Prost ka fituar 16 tituj botërorë (7 tituj pilotësh dhe 9 ndërtuesish)  u konfirmua si i treti më i suksesshëm i historisë, pas Ferrari dhe McLaren, nga viti 2015 nuk është më në elitën e këtij sporti, madje rrallë herë bën më lajm.

Kompania amerikanë Dorilton që ka marrë prej dy vitesh pronësinë nga familja Williams ka pretenduar një pilot amerikan që do të jetë talenti ende për t’u zbuluar, Logan Sargeant.

Bashkë me të, një pilot i ri por më ekspert si Alexander Albion, që mendohet se mund t’i rikthejë Williams-it adrenalinën që i mungon prej kohesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos