
Me anë të një video në Facebook, kryeministri Rama ka reaguar ndaj akuzave të ngritura një ditë më parë nga Partia Demokratike me anë të deputetes Oriola Pampuri, në lidhje me shpenzimet e kryeministrit gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Akuzave se kryeministri ka përdorur një çarter privat për të udhëtuar jashtë vendit për problemet e tij, Rama reagoi duke thënë se ai ka përdorur ndenjëset ekonomike të Lufthansa-s.
“Rama ka udhëtuar me çarter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të madh, por për qejfet e veta. Rama harxhon paratë e taksapaguesve”, ishte një nga akuzat drejtuar kryeministri, i cili i dha përgjigje.
Edi Rama: Në fakt jo. Unë jam i pari kryeministër që udhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen nuk i bëj kurrë me shpenzimet e shtetit.
PD: A e përdore çarterin për të dhënë një intervistë?
Edi Rama: Jo, unë kam përdorur ndenjëset ekonomike të Lufthansa-s, së bashku me gruan dhe djalin e vogël. (A2 Televizion)