Prishja e objekteve te “Unaza e Re”, Lame: U legalizuan pas zgjedhjeve të 2013-s

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 11:56 | Aktualitet
Prishja e objekteve te “Unaza e Re”, Lame: U legalizuan pas

Teksa prezantoi projektligjin për kadastrën fiskale në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kreu i ALUIZNI-t foli edhe për ligjshmërinë e objekteve të legalizuara në zonën e “Unazës se Re”, duke u shprehur se nga ana juridike këto objekte janë të rregullta.

“Objektet janë legalizuar në periudhën korrik-shtator të vitit 2013, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme”, u shpreh Artan Lame, por ndërkohë prishjet kanë nisur tashmë në “Unazën e Re” pranë rrethrrotullimit te “Shqiponja”.

“Të fillojë nga e para regjistrimi i pronave”
Ndërkohë, gjatë prezantimit të kadastrës fiskale, Lame u shpreh se nisma ligjore synon regjistrimin e të gjitha pronave në territorin e Shqipërisë. Lame tha se procesi duhet të nisi nga e para pasi 2.5 milionë pasuri të paluajtshme janë me probleme.

“Në vendin tonë janë 4,4 milionë pasuri të paluajtshme, ku janë 3,5 milionë të regjistruara dhe 600 mijë të paregjistruara. Nga këto, 2,5 milionë janë me probleme, çka do të thotë qe duhet te nisin procesin nga e para”, u shpreh kreu i ALUIZNI-it.

Një tjetër problem janë edhe pronat shtetërore. Shteti shqiptar nuk i ka të regjistruara pronat e tij.

Nga procesi i legalizimeve i nisur në 2004 deri tani janë legalizuar 227 mijë objekte. Mbeten edhe 60 mijë, që sipas Lames do të mbyllen pas dy vitesh.

Kreu i ALUIZNI-it foli edhe për banesat në zonën e Shkozës. Vetëm nesër, tha Lame, do të dalë certifikata e pronësisë për 20 deri 40 mijë objekte të ndërtuara para vitit 1991. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos