Banorët e Shkozës, në ditën e dytë të protestës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 10:39 | Aktualitet
Banorët e Shkozës, në ditën e dytë të

Pas banorëve të zonës së “Astirit” në protestë kanë dalë prej dy ditësh edhe banorët e Shkozës, të cilët kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave të tyre në zbatim të projekteve të qeverisë. Banorët kanë dalë në protestë menjëherë pasi kanë parë që IKMT kishte çuar fadromat për të prishur banesat.

Ata janë shprehur se nuk kanë pasur njoftim për prishjen e banesave, ndërkohë që Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në një njoftim zyrtar është tha se banorët janë trajtuar me bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës dhe se të gjithë subjektet janë lajmëruar sipas ligjit. Protestës së banorëve të Shkozës i janë bashkuar edhe deputetë demokratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos